Një fushë sportive në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ditën e sotme mori një pamje të re.
Fusha e kësaj lagje u mbulua me fanellën e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit përmes një punimi artistik, shkruan Demokracia.com.
Këtë e ka bërë të ditur djali i ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Gramoz Vokrri që ishte i ftuar nga drejtoria e sportit në kryeqytet.
“Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit. Me shpresën që projekte të tilla të frymezojnë gjeneratat e reja në drejtim të sportit në përgjithësi”, ka shkruar Gramoz Vokrri në llogarinë e tij në Facebook. /Demokracia.com