Sport
Fusha në “Fadil Vokrri” që i bëri dëm Vedat Muriqit, humb edhe pesë ndeshje tjera për shkak të lëndimit
Demokracia
09:37 | 03 Janar 2024

Share:

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pritet të mungoj edhe në pesë ndeshjet e ardhshme me fanellën e Mallorcas.

Lajmin e konfirmoi trajneri, Javier Aguirre përmes konferencës për media para ndeshjes ndaj Real Madrid.

Fajtori kryesor i këtij lëndimi ishte gjendja e fushës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë gjatë muajit nëntor, ku Muriqi u paraqit në fitoren 1-0 ndaj Izraelit.

Nga ajo ditë, Muriqi nuk ka luajtur asnjë ndeshje dhe 29-vjeçari do të jetë jashtë fushave deri në muajin shkurt.

Kujtojmë që me fanellën e Mallorcas, Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni ka shënuar 4 gola në La Liga dhe ka bërë dy asiste.

Të ngjashme