Sport
Fury e injoron rëndë Joshuan dhe tregon “recetën” e tij: Nuk ha asgjë, pi 12 birra në ditë
Demokracia
14:09 | 13 Mars 2021

Share:

Për përballjen e madhe mes Anthony Joshuat dhe Tyson Furyt po flitet gjithnjë e më shumë.

Nga kampi i Joshuat pretendojnë se një marrëveshje është arritur për këtë përballje, shkruan Demokracia.com.

Kurse, Fury nuk pranon të ndeshet derisa të bie dakord për detajet financiare, por edhe për datën e ndeshjes për titullin e kampionit të botës.

“Nuk më intereson çfarë thuhet. Derisa të dihet data zyrtare dhe të kem shumë para fitim, nuk do të pranoj. Do të luftoj dy herë këtë vit dhe nuk më intereson rivali”, ka thënë Fury.

“A do të jetë Joshua? Nuk e besoj”, shtoi ai.

Tutje, ai tregoi edhe “recetën” e tij.

“Nuk stërvitem, thjesht pushoj. Pi tetë, dhjetë apo edhe 12 birra në ditë, nuk ha asgjë. Të gjitha kaloritë i marrë nga alkooli”, potencoi Tyson Fury. /Demokracia.com

 

Të ngjashme