Auto&Tech
Funksioni i ri i YouTube Music ju lejon të kërkoni këngën duke e kënduar atë
Demokracia
16:00 | 26 Maj 2024

Share:

YouTube Music më në fund po zbulon një veçori që shumë përdorues e kanë pritur me padurim: aftësinë për të kërkuar këngë duke i kënduar ato.

Kjo veçori u vu re në versionin e fundit të aplikacionit për Android dhe premton ta lehtësojë gjetjen e këngëve.

Siç raportohet, funksioni ka qenë në testim nga marsi dhe tani është drejt prezantimit zyrtar, shkruajnë mediat e huaja.

Teknologjia që qëndron pas tij përdor Al për të përshtatur tingujt me regjistrimet origjinale, duke e mundësuar identifikimin e shpejtë dhe të saktë të këngës.

Pasi të zbulohet kënga, ajo shfaqet në ekran me titull, artisin që e këndon dhe vitin e publikimit.

Gjithashtu, aty ofrohen edhe mundësi të ndryshme për ta luajtur ose ruajtur atë.

Bëhet e ditur se ky përditësim është aktualisht i disponueshëm në versionin 7.02 të YouTube Music për Android, por ende nuk shpërndarë në pajisjet iOS.

Të ngjashme