Lajme
Fundosja e luftanijes “Moskva”, çfarë ndodhi me ekuipazhin?
Demokracia
17:14 | 19 Prill 2022

Share:

Tashmë ka kaluar gati një javë prej kur luftanija e rëndësishme ruse “Moskva” u fundos; megjithatë, Kremlini ka japur deklarata të dykuptimshme në lidhje me ekipin e luftëtarëve rusë që ndodheshin në bordin e anijes kur ndodhi sulmi dhe se çka ka ndodhur me ta, shkruan BBC.

Në njërën anë, Rusia thotë se një zjarr i brendshëm në anije ka shkaktuar eksplodimin e saj dhe se anija u fundos vetë pastaj nga një stuhi, kurse, në anën tjetër, Ukraina pretendon se e ka goditur luftanijen me granata. Sido që të jetë, një përfundim i saktë rreth asaj se çka realisht ndodhi ende nuk është arritur.

Menjëherë pas incidentit, më 14 prill, ministria ruse e mbrojtjes tha se pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar, mirëpo pa deklaruar se sa njerëz ishin prezentë në bordin e anijes në ato momente të fundosjes. Çka dihet është se anija po lundronte me një ekuipazh prej së paku 500 personave.

Ndërkohë, nëpër media ndërkombëtare shpërfaqej një tjetër realitet, përcjell Reporteri.net. Thuhej se marinarët kishin vdekur, disa ishin të lënduar e disa të tjerë të zhdukur.

Më 16 prill, një radio lokale identifikoi një nga të vrarit me ndihmën e gruas së tij. Ajo po ashtu konfirmoi se 27 persona të tjerë nga ekuipazhi ishin zhdukur dhe se nuk dihej gjë për ta.

BBC arriti të fliste me një grua tjetër, Yulia Tsyvova, e cila tha se ishte nëna e një prej rekrutëve që shërbente në Moskë, i cili po ashtu ishte pjesë e ekuipazhit të luftanijes. Ajo tha se Andrei Tsyvov, djali i tij 19 vjeç, ishte zhdukur pas incidentit. I kishin mbetur vetëm dy muaj e gjysmë shërbim.

Ndërkaq, ministria ruse e mbrojtjes ende nuk ka bërë asnjë koment publik për marinarët e raportuar të vdekur dhe të zhdukur.

Të ngjashme
Lajme • 16 Qershor 2024