Një maune e ngarkuar me 1500 tonë qymyr nga Rusia u fundos në portin e Konstancës, njoftoi televizioni rumun Digi24, transmeton Demokracia.com.
Siç ka raportuar ky televizion, mauna ishte nga Gjermania dhe kishte pronar serb dhe qymyri ishte dashur të mbërrinte në Serbi.
Mauna u ngarkua me gati 1500 tonë qymyr, në vendkalimin 119 të portit të Konstancës, dhe më pas u dërgua në vendkalimin 99 për t’u bashkuar me kolonën e disa maunave që do të niseshin për në Kanalin e Danubit të Detit të Zi. Aty mauna filloi të nxjerrë ujë dhe, megjithëse punëtorët u përpoqën ta shpëtonin, mauna u fundos.
Duke qenë se ngjarja ka ndodhur në afërsi të vendkalimeve, trafiku detar nuk është rrezikuar, njoftuan autoritetet e portit të Konstancës. Administrata Detare Rumune ka urdhëruar një hetim, raporton Digi24.
Sipas televizionit, për momentin ka dy hipoteza në lidhje me këtë incident: ose është ngarkim me defekt mallrash ose shfaqja e një plasaritjeje që çoi në një situatë ku mauna u mbush me ujë dhe u fundos. /Demokracia.com/