Pas një pushimi dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtares, elita e futbollit kosovar rikthehet këtë vikend në aksion, shkruan Demokracia.com.
Në fakt java e 14-të do të hapet të premten, aty ku ndeshen Prishtina e Dukagjini, një përballje kjo tejet interesante dhe mezi po pritet të shihet Prishtina se si do të reagojë në fushë pas largimit të trajnerit Zekirija Ramadani.
Një takim joshës është edhe ai ndërmjet Llapit e Ballkanit, ngjashëm si sfida ndërmjet Ulpianës e Gjilanit. Tashmë gara ka hyrë në një fazë ku gabimet janë vështirë të përmirësohen në vazhdim, kjo edhe e bënë që këtë fundjavë të pritet disa ndeshje të zjarrta.
Më poshtë gjeni orarin komplet të ndeshjeve të sotme. /Demokracia.com