Sport
Fundjavë e nxehtë në futbollin kosovar, këto janë ndeshjet e xhiros së 19-të
Demokracia
10:03 | 08 Shkurt 2022

Share:

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 19-të.

Pas gati dy muaj pushim, topi kosovar do të nisë të rrokulliset në kuadër të stinorit pranveror i cili pritet të sjellë një garë shumë të nxehtë dhe të paparashikuar, shkruan Demokracia.com.

Sinjalet e para se këtë vit do të kemi një garë shumë joshëse por edhe të paparashikuar, dhanë ndeshjet e Kupës ku përveç luftës shumë të madhe në fushë, ato sollën edhe presione derisa pakënaqësitë më të mëdha ishin në adresë të gjyqtarëve.

Demokracia.com sjell çiftet e kësaj fundjave e ku vëmendja do të jetë tek ndeshja Drenica – Gjilani dhe Malisheva – Prishtina ku pritet të jetë shumë nxehtë.

Më poshtë gjeni çiftet dhe orarinkomplete të kësaj fundjave.

E shtunë
13:00 Ballkani – Dukagjini
13:00 Drenica – Gjilani
13:00 Drita – Feronikeli

E diel
13:00 Malisheva – Prishtina
13:30 Llapi – Ulpiana. /Demokracai.com

Të ngjashme