Sport
Fundjavë e nxehtë në basketbollin kosovar
Demokracia
18:47 | 15 Janar 2021

Share:

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 15-të në Superligën e Kosovës në basketboll dhe po pritet me kërshëri për faktin se skuadrat kanë bërë disa përforcime dhe mezi po pritet debutimi i tyre.

Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet Rahovecit dhe Vëllaznimit ditën e shtunë. Vreshtarët përfunduan stinorin vjeshtor në vendin e parë, me 11 fitore dhe tri humbje, kurse kuqezinjtë në vendin e shtatë me katër fitore dhe dhjetë humbje.

Përballja e dytë është ndërmjet rivalëve të vjetër, Bashkimit dhe Trepçës, njofton FBK, transmeton Demokracia.com.

Dy skuadrat kanë bërë disa ndryshime në afatin kalimtar, me ndryshimin më të dalluar rikthimin e Drilon Hajrizit te mitrovicasit për t’i ndihmuar në realizimin e objektivave. Prizrenasit kanë tetë fitore dhe gjashtë humbje, derisa mitrovicasit dy fitore dhe 12 humbje.

Të dielën do të përballen Peja dhe Sigal Prishtina, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, që gjithashtu kanë bërë ndryshime. Pejanët kanë nëntë fitore dhe pesë humbje, derisa prishtinasit katër fitore dhe dhjetë humbje.

Takimi i fundit është mes Ponte-Prizren dhe Golden Eagle Ylli. Prizreni është përforcuar me Divine Myles, kurse therandasit me Gëzim Morinën dhe Erjon Kastratin.

Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë stinor. Ponte ka dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Ylli tetë fitore dhe gjashtë humbje.

Orari i ndeshjeve

E shtunë

15:00 Rahoveci – Vëllaznimi

17:00 Bashkimi – Trepça

E diel

15:00 Peja – Sigal Prishtina

17:00 Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli.

/Demokracia.com

Të ngjashme