Sport
Fundjavë e nxehtë na pret në futbollin kosovar
Demokracia
17:40 | 23 Shkurt 2023

Share:

Elita e futbollit kosovar vazhdon të sjellë ndeshje tejet interesante xhiro pas xhiros. Këtë vikend luhen ballafaqimet e javës së 22-të e ku priten disa duele mjaft të nxehta, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja do të jetë në “Zahir Pajaziti” aty ku ndeshen Llapi e Prishtina. Skuadra e Tahir Batatinës ka një formë të jashtë zakonshme ku në katër ndeshje (tri në Superligë dhe një për Kupë), ka shënuar fitore ndërsa Prishtina në tri takimet e para në Superligë ka pësuar humbje. Se a do të vazhdojë forma e mirë e Llapit apo Prishtina do të thyejë këtë start të keq mbetet të shihet.

Një sfidë joshëse është edhe ajo ndërmjet Ferizajt e Dritës dy skuadra që po tregojnë formë të mirë dhe kanë ambicie të kundërta. Ferizaj e kërkon mbijetesën ndërsa Drita titullin.

Nxehtë do të jetë edhe në takimin Malisheva – Malisheva dy skuadra që medomes duhet të marrin pikë për mbijetesë.

Më poshtë gjeni komplet orarin e ndeshjeve të javës së 21-të. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024