OpEd
FUNDJAVA SPORTIVE/ Prishtinë, të duam Ty edhe pa çati mbi kry!
Demokracia
11:28 | 02 Prill 2022

Share:

Shkruan: Xhavit KAJTAZI

Njëzet e tri vjet po bëhen dhe klubi më i trofeshëm në Kosovë, Prishtina, po fiton tituj, kupa e mirënjohje duke qenë mysafir në shtëpi të vet! Duket paradoksale, por është e vërtetë! Këshu, po shkojnë ditët, javët, muajt e vitet e pasluftës dhe ende Prishtina jonë e dashur është pa kulm mbi kokë dhe po vazhdon të luaj dhe të stërvitet anekënd Kosovës… Mos qofsha në lëkurë të saj!

Një klubi si Prishtina, pa stadium, pa qendër të veten stërvitore dhe të quhet me të gjitha epitetet e mundshme të një skuadre më  të trofeshme, si një shembull që duhet ndjekur të gjithë, edhe sot iu desh të merr leje nga Komuna dhe Federata e Futbollit e Kosovës, që ndeshjen kundër Llapit të Podujevës ta zhvillojë në Stadiumin “Fadil Vokrri”! Pse? Sepse ky stadium nuk është i Klubit më të trofeshëm!

Prishtina nuk  ka stadium të vetin!

Kryeqyteti po vazhdon të bëjë sport pa infrastrukturë të duhur sportive. Madje, pothuajse e tëra është stërvjtëruar dhe i duhet dora e zyrtarëve që ajo të shndërrohet në gjendje të mirë. Pallati i djegur i sportit ende vazhdon të jetë fole e parkingut, që nga paslufta, kur u dogj dhe përgjatë gjithë kësaj periudhe jetoi me premtimet se do të riparohet!

Stadiumi i qytetit,  u mor vesh tashmë se nuk është i skuadrës më të trofeshme. Prishtinës, po e përsëris, i duhet të kërkojë leje që  ndeshjen kundër Llapit ta zhvillojë në “Fadil Vokrri”…

Flamurtari e ka stadiumin e vet, 2 Korriku – poashtu…. Edhe Ramiz Sadiku… Vetëm Prishtina nuk e ka ende!… Ndërsa ne vazhdojmë ta duam Prishtinën edhe pa çati!… Sepse është skuadra më e trofeshme në Kosovë…

Të ngjashme