Sport
Fundi i një karriere të madhe sportive: Mani Pacquiao lë boksin nis karrierën në politikë!
Demokracia
11:34 | 29 Shtator 2021

Share:

Boksieri filipinas Mani Pacquiao, 42 vjeç, ka njoftuar zyrtarisht fundin e karrierës së tij

Lajmin e ka dhënë vetë Pacquiao përmes rrjetit sociale ku shpërndau një video në të cilën njoftoi largimin nga boksi dhe nisjen e karrierës në politike, duke u futur në garë për presidencën në Filipine, transmeton Demokracia.com.

Ai është boksieri i parë në histori që fiton titullin botëror në tetë kategori të ndryshme peshe.

Pacquiao në karrierën e tij, arriti 62 fitore, tetë humbje dhe dy barazime, dhe titullin e fundit e fitoi në vitin 2019 në kategorinë e peshave të lehta, kur ishte 40 vjeç.

Më parë, Pacquiao njoftoi se do të kandidonte në zgjedhjet presidenciale në 2022 në Filipine, si kandidat i fraksionit që u shkëput nga partia PDP-Laban e presidentit aktual, Rodrigo Duterte.

Pako aktualisht është senator në Dhomën e Epërme të Parlamentit të Filipineve. /Demokracia.com

Të ngjashme