Sport
Fundi i një “epoke”, “arkitekti” belg mendon largimin nga “gjigantët” e Premier League
Demokracia
13:07 | 08 Janar 2024

Share:

Vetëm 3 ndeshje dhe në total 82’ minuta. Ky është bilanci i këtij sezonit, të “fantazisti” belg, të mesfushës së “Qytetarëve” të Manchester City, Kevin De Bruyne, i cili u rikthye në fushë, pas dëmtimit në kofshë, në përballjen e kësaj fundjave që sapo lamë pas, ndaj Huddersfield përballje kjo e vlefshme për raundin e 3-të, të FA Cup.

Mirëpo, pavarëisht rikthimit nën shërbimin e teknikut Pep Guardiola, “mjeshtri” i mesfushës, mund të mos ta ketë shumë të gjatë, në “Etihad” e kjo për shkak të klubeve saudite, me këta të fundit, të cilët që prej merkatos së verës janë “fiksuar” me “yllin” belg dhe tashmë po kërkojnë me çdo kusht ta transferojnë mesfushorin, në Saudi Pro League, që në merkaton e janarit.

Sipas raportimeve, më të fundit, të tabloideve britanike, “gjigantët” sauditë, klubi, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, siç theksuam edhe më lart do të kërkojnë me ngulm transferimin e belgut, në Lindjen e Mesme, që në këtë fraksion të merkatos, mirëpo, gjithçka pritet të varet nga shuma e parave, që “Qytetarët” do të kërkojnë.

Të ngjashme