Lajme
FSSHK kërkon takim urgjent me Kurtin, Osmanin dhe Konjufcën, paralajmëron veprime sindikale
Demokracia
15:46 | 07 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, po vazhdon të shprehë pakënaqësitë ndaj vendimeve të Qeverisë sa i përket trajtimit të punonjësve shëndetësorë.

Me këtë rast FSShK, thotë se ka kërkuar edhe njëherë takim urgjent me krerët e institucioneve shtetërore për t’i shpalosur qëndrimet e tyre karshi situatës së krijuar nga COVID-19.

FSShK thotë se ditëve në vazhdim do të mblidhen të gjitha shoqatat sindikale, odat e profesionistëve shëndetësorë, ku do të bashkërendojnë aktivitetet dhe veprimet sindikale të mëtutjeshme pas datës 13 shtator.

Njëra ndër kërkesat e FSSHK-së mbeten pagesat për punë shtesë.

Kujtojmë që FSSHK ka kërkuar nga Qeveria që t’i rris shtesat e punëtorëve shëndetësorë së paku në 300 euro.

Po ashtu, nga kjo Federatë kanë paralajmëruar padi ndaj Qeverisë nëse një gjë e tillë nuk  bëhet./Demokracia.com/

Të ngjashme