Një person në Kaçanik të enjten ka informuar policinë se kishte hasur në një mjet të pashpërthyer në pyllin e fshatit.
Bëhet e ditur se njësia policore ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit, i cili dyshohet se ka mbetur nga lufta e dytë botërore.