Lajme
FSK shpëton edhe nënën e fëmijës 2-vjeçar nga rrënojat në Turqi
Demokracia
21:58 | 08 Shkurt 2023

Share:

Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë bërë të ditur se nga rrënojat është nxjerrë e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar në Turqi.

Një gjë e tillë është njoftuar nga FSK-ja ‘Facebook’-ut, shkruan Demokracia.com.

“Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim.

“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, përfundon njoftimi. /Demokracia.com/

FSK publikon videon kur nxjerrin fëmijën dy vjeç nga rrënojat në Turqi

Të ngjashme