Lajme
FSK publikon videon kur nxjerrin fëmijën dy vjeç nga rrënojat në Turqi
Demokracia
21:09 | 08 Shkurt 2023

Share:

Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) kanë publikuar momentin kur kanë shpëtuar një dy-vjeçar nën rrënoja në Turqi, të shkaktuara si pasojë e tërmetit të para dy ditëve.

Pamjet janë publikuar në faqen zyrtare të FSK-së në ‘Facebook’, ndërsa të njëjtit kanë bërë të ditur se janë në kërkim të nënës së fëmijës, shkruan Demokracia.com.

“Momenti i nxjerrjes së fëmijës dy vjeçar nga rrënojat, nga ekipet e kerkim shpëtimit të Forcës së Siguris së Kosovës”, mbishkruhet në videon e publikuar nga FSK-ja.

FSK ka dërguar trupa të ekipit të kërkim shpëtimit në Turqi, pas termetit që shkaktoi vdekjen e 11 mijë personave atje. /Demokracia.com/

Të ngjashme