Lajme
FSK pritet të bashkëpunojë me ushtrinë e Izraelit
Demokracia
22:27 | 14 Mars 2021

Share:

Pas vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit, nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë thënë se së shpejti do t’i vendosin marrëdhëniet ushtarake me shtetin respektiv.

Përmes një publikimi në rrjetin social Twitter, Forca e Sigurisë së Kosovës, përmes profilit zyrtar, kanë thënë se do të vendosin marrëdhënie ushtarake me Izraelin sa më shpe  të jetë e mundur, raporton Demokracia.com

“Do t’i vendosim marrëdhëniet ushtarake me Izraelin sa më shpejt që të jetë e mundur. Hap i madh zhvillimtar ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, thuhet në postimin e FSK’së, së cilit ia kanë bashkëngjitur fotografinë e ambasadës së Kosovës të sapovendosur në Izrael.

Kosova, sot ka zyrtarizuar hapjen e Ambasadës së saj në Izrael, përkatësisht në Jeruzalem. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme