Lajme
FSK-ja vazhdon kërkimet për personin që dyshohet se u hodh nga ‘Ura e Fshajt’
Demokracia
13:07 | 11 Shkurt 2021

Share:

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të FSK-së kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e personit i cili dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshajtë” më 25 janar.

Kështu ka njoftuar FSK-ja përmes një postimi në rrejtin social Facebook, shkruan Demorkacia.com.

“Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe  jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshajtë”, shkruan FSK.

Më tej në njoftim thuhet se operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë, sipas tyre, as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit.

Njoftimi i FSK-së pa ndërhyrje:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit në ujëra të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, edhe sot në kushte shumë të vështira , duke rrezikuar edhe  jetën e tyre, vazhdojnë operacionin e kërkimit për personin e humbur në afërsi të urës së Fshejtë.

Operacioni i kërkimit nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk është ndërprerë as në situata të jashtëzakonshme dhe do të vazhdoj deri në përmbushjen e misionit./Demokracia.com

https://www.facebook.com/ZyraeInformimitShPFSK/posts/251277743117587

Të ngjashme