Lajme
FSK-ja përfundon me sukses disa trajnime
Demokracia
16:29 | 28 Qershor 2024

Share:

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) me një ceremoni të përbashkët kanë përfunduar tri kurse specialistike.

Kursi i Avancuar për Lider, realizuar në shkollën e nënoficerëve, ku kursantët u trajnuan në zhvillimin dhe ngritjen e lidershipit.

Si dhe kursi Bazë për Nënoficer të Këmbësorisë dhe Kursi Bazë për Snajper u zhvilluan në Qendrën e Stërvitjes Profesionale, të dy këto kurse të fushës së këmbësorisë kanë për qëllim përgatitjen dhe klasifikimin profesional të pjesëtarëve në fusha të specializuara ushtarake.

Kështu është bërë edukim profesional në ngritjen e kapaciteteve të plota operacionale.

Në anën, pjesëtarë të FSK-së kanë përfunduar edhe trajnimin me Anti-Tankun HAR 66.

“Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë turke në Regjimentin e tretë të Këmbësorisë (R3K) ka përfunduar trajnimi për armën Anti-Tank HAR 66 i realizuar nga instruktoret e ushtrisë turke, që kishte për qëllim përgatitjen e kursantëve në përdorimin efikas të armës Anti-tank HAR 66 dhe me objektivë ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe rritjen e ndërveprushmërisë në fushën e mbështetjes me zjarr për këmbësori të lehtë” thuhet në njoftim.

May be an image of 12 people

Të ngjashme