Lajme
FSK-ja dhe Policia e Kosovës parakalojnë sot në shesh, bëhet thirrje për dalje masive
Demokracia
07:21 | 17 Shkurt 2022

Share:

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, nesër në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, bëhet parakalimi i kuadrateve të FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës

Parakalimi do të realizohet nesër më 17 shkurt, nga ora 12 deri në orën 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Të ngjashme