Lajme
FSK e gatshme t’i dalë në ndihmë Austrisë pas prekjes nga vërshimet
Demokracia
14:09 | 18 Korrik 2021

Share:

Pas vërshimeve, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është e gatshme që t’i dalë në ndihmë Austrisë.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në Fcebook, ka thënë se me një letër zyrtare i është drejtuar ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger përmes të cilës i ka shprehur vullnetin për mbështetje,

“Pas Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut, sot nga përmbytjet ka pësuar edhe Austria. Me përgjegjësinë më të madhe, me letër zyrtare ju kam drejtuar ambasadorit austriak në Kosovë, z.Ëeidinger, ku shpreha vullnetin e plotë për mbështetjen e autoriteteve austriake me kapacitetet tona operacionale të specializuara të FSK-së në dispozicion, për menaxhimin e situatave të ngjashme. Maksima jonë tradicionale ‘Miku i mirë në ditë të vështirë’ ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë vlerë e natyrshme e popullit dhe shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Numri i të vdekurve nga vërshimet në Evropën Perëndimore ka shkuar në mbi 180 persona, derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë nëpër mbeturina të krijuara nga uji i tepërt.

Reshjet e mëdha dhe stuhitë thuhet se kanë nisur të shkaktojnë probleme edhe në disa pjesë të Austrisë. /Demokracia.com/

Të ngjashme