Lajme
FSK dhe ministri Sveçla nderuan ushtarët serbë, Shkëlzen Gashi publikon foton me krimet ndaj shqiptarëve
Demokracia
12:17 | 14 Nëntor 2022

Share:

Analisti dhe ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve. Ky publikim ka shkas një nderim i organizuar nga ambasada gjermane dhe franceze, që iu bë ushtarëve serbë në varrezat e të krishterëve në Prishtinë. Në ceremoni morën pjesë garda e FSK-së dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla.

“Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve serbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë”, ka shkruar Gashi.

Më 11 nëntor, me organizimin e ambasadës së Gjermanisë dhe Francës, në varrezat e krishterëve në Arbëri, u mbajt ceremonia e 104 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç ‘rast u përkujtuan të gjithë të rënët e kësaj lufte në Kosovë dhe Ballkan.

Postimi i plotë i Gashit, pa ndërhyrje:

Më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z. Xhelal Sveçla.

Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.

Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës.

Të ngjashme