Lajme
FSK deminon sasi të konsiderueshme të minave në Krushticë të Suharekës
Demokracia
17:45 | 05 Gusht 2023

Share:

FSK-ja ka eliminuar një grumbull të minave anti peronale (PMA-3), në fshatin Krushicë e Poshtme të Komunës së Suharekës.

Intervenimi nga ekipet e Deminimit të Gradës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosoves, ka ardhur pas njoftimit të bërë nga një qytetar.

 

“Lusim qytetarët që po sa të gjejnë apo të dyshojnë pēr mjete të rrezikshme mos të ndërmarrin masa por të njoftojnē FSK-në apo Policinë e Kosovës në mënyrë që të elimiohet rreziku dhe të shpëtohen jetë njerëzish”, thuhet në postimin e FSK-së në Facebook.

 

Të ngjashme