Kuriozitete
Fshesa me korrent arratiset nga një hotel i Anglisë
Demokracia
19:43 | 22 Janar 2022

Share:

Një fshesë me korrent roboti bëri një pushim lirie pasi u arratisë nga stafi i hotelit Travelodge që gjendet në Angli.

Sipas BBC, pajisja për pastrim e automatizuar nuk arriti të ndalonte në derën e përparme të hotelit në Orchard Park në Kembrixh të enjten, derisa ende ishte e lire të nesërmen.

Stafi tha se thjesht pajisja vazhdonte dhe “mund të ishte kudo”, derisa njerëzit në mediet sociale shpresonin që fshesa të shijonte udhëtimet, pasi “nuk ka grabitqarë natyralë” në natyrë.

Pajisje u gjet nën një gardh të premten, përcjell Telegrafi.

Stafi i hotelit, e bëri të ditur arratisjen e madhe të robotit me vakum në rrjetet sociale, duke kërkuar që pajisja të kthehet, nëse do të gjendej nga dikush.

“Një nga fshesat tona të reja u arratisë”, shkroi ndihmës menaxheri.

Të ngjashme