Lajme
Fshatrat Sllatinë dhe Henc mbesin pa ujë sot
Demokracia
13:18 | 20 Mars 2022
Ilustrim

Share:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se fshatrat Sllatinë dhe Henc do të mbesin pa ujë të dielën, përgjatë tërë ditës.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” thuhet se kjo ndërprerje e furnizimit me ujë për këto dy fshatra vjen si pasojë e një defekti në gypin e ujit në fshatin Henc, përcjell Demokracia.com.

“Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc. Furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit”, thuhet në njoftim.

Njoftim i plotë:

Prishtinë, 20 mars – Si shkak i një defekti në gypin e ujit dhe pamundësisë teknike të sanimit të tij ditën e sotme, në fshatin Henc, jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për fshatin Sllatinë dhe Henc.

Furnizimi me ujë rikthehet ditën e nesërme, pas sanimit të defektit.

Kërkojmë mirëkuptim!/Demokracia.com/

Të ngjashme