Lajme
Fshati Ratkoc bëhet me treg në vlerë prej 70 mijë eurosh
Demokracia
14:08 | 01 Maj 2022

Share:

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka thënë se fshati Ratkoc tash e tutje ka tregun e kompletuar mirë dhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme.

Latifi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky projekt kap vlerën prej rreth 70 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit.

“Jam i gëzuar që me zëvendës ministrin e Zhvillimit Rajonal, Agon Dobruna, kryetarin e fshatit Beqë Shala, drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm, Erhan Morina si dhe me bashkëpunëtorët e bashkëqytetarët, sot përuruam këtë projekt. Projekti në vlerën prej 69,996,98 €, është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit, ku 50,000 € janë ndarë nga MZHR dhe 19,996.88 € nga Komuna”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Fshati Ratkoc tash e tutje ka një vend të posaçëm, të kompletuar mirë dhe me gjithë infrastrukturën e nevojshme – TREGUN.

Jam i gëzuar që me zëvendës ministrin e Zhvillimit Rajonal, z. Agon Dobruna, kryetarin e fshatit z. Beqë Shala, drejtorin për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm z. Erhan Morina si dhe me bashkëpunëtorët e bashkëqytetarët, sot përuruam këtë projekt.

Projekti në vlerën prej 69,996,98 €, është bashkëfinancim i Ministrisë për Zhvillim Rajonal dhe Komunës së Rahovecit, ku 50,000 € janë ndarë nga MZHR dhe 19,996.88 € nga Komuna.

Urime! /Demokracia.com/

Të ngjashme