Sport
Frikësohen anglezët, tifozët e Eintracht Franfkurt assesi nuk mund të blejnë bileta për ndeshjen ndaj West Ham!
Demokracia
17:42 | 20 Prill 2022

Share:

West Ham dhe Eintracht Frankfurt luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Premierliga angleze ka nxjerrë informacione lidhur me biletat për ndeshjen e parë mes tyre, e cila do të luhet javën e ardhshme në stadiumin e Londrës.

“Që nga sot, nga ora 16, tifozët me abonime sezonale mund të blejnë dy bileta për person. Tifozët që jetojnë në Gjermani që nuk kanë histori të prenotimit të biletave fatkeqësisht nuk do të lejohen të blejnë bileta për këtë ndeshje”, shkruhet në njoftim.

Kujtojmë se Eintracht e mposhti Barcelonën në çerekfinale, ndërsa ndeshjen në Camp Nou e ndoqën më shumë se 30 mijë tifozë gjermanë, duke e bërë stadiumin e klubit katalanas të duket si shtëpia e tyre.

Drejtuesit e Barcelonës shpjeguan se ka pasur një rishitje biletash, madje edhe bileta sezonale.

Për të shmangur një skenar të ngjashëm, West Ham u dërgoi një paralajmërim tifozëve të tyre.

“Tifozëve të West Ham që rishesin biletat e tyre për Eintracht Frankfurt në çdo platformë të paautorizuar do t’u hiqet bileta sezonale dhe do t’u mohohet hyrja në stadiumin e Londrës deri në fund të sezonit 2022/2023”, njoftuan ata./Demokracia.com/

Të ngjashme