Sport
Frikë për skuadrën e Bayernit, bombë në aeroportin e Bremenit
Demokracia
17:43 | 26 Gusht 2021

Share:

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë botërore  pranë aeroportit të Bremen ka detyruar kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munichun  që të shtyjnë udhëtimin e kthimit drejt Bavarisë.

Ekipi kishte udhëtuar drejt Bremenit ku u ndesh me amatorët e Bremer SV të mërkurën në darkë, për Kupën e Gjermanisë në një sfidë të fituar me shifrat 12-0. Sot ishte planifikuar nisja nga aeroporti rreth orës 12:30.

Por ekipi është ndalur në rrugë dhe është njoftuar se udhëtimi shtyhej pasi aeroporti ishte i bllokuar, meqë pranë tij është gjetur një bombë e Luftës së Dytë Botërore dhe gjatë gjithë ditës po punohej për çaktivizimin e saj. Të gjitha fluturimet ishin ndaluar për shkak të kësaj bombe dhe udhëtimi i Bajernit duhej të priste derisa të kishte mbaruar i gjithë procesi nga xhenierët e ushtrisë.

Për fatin e mirë, situata ndryshoi shpejt dhe avioni i bavarezëve mori lejen për të udhëtuar pa prishur planet e Nagelsman, pasi rreth orës 15:00, ekipi mundi të largohej nga Bremeni. /Demokracia.com

Të ngjashme