Sport
Frikë tek Argjentina: FIFA nisi procedurat disiplinore para ndeshjes me Kroacinë, përfshirë Messin dhe Martinezin
Demokracia
14:16 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Pas pamjeve që pamë pas penalltive mes Holandës dhe Argjentinës në të cilën argjentinasit fituan dhe kaluan në gjysmëfinale të Kupës së Botës, FIFA vendosi të nisë procedimin disiplinor ndaj disa akterëve të ekipit nga Amerika e Jugut.

Në qendër të vëmendjes ishte Emiliano Martinez. Portieri i Argjentinës priti dy penallti për holandezët dhe më pas vrapoi drejt pankinës së Holandës dhe provokoi Van Gaalin, përcjell Demokracia.com.

“Të ftova dy herë, f****u”, bërtiti Martinez teksa po largohej nga trajneri i portierit holandez.

Pas ndeshjes ai u përpoq të justifikohej.

“Kam dëgjuar që Van Gaal tha se Holanda është përpara nëse ndeshja shkon në penallti. Unë mendoj se ai duhet ta kishte mbajtur gojën mbyllur”.

Gjyqtari Lahoz dha deri në 18 kartonë të verdhë në këtë ndeshje dhe pas ndeshjes i raportoi siç duhet delegatit dhe FIFA hapi procedurat.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s ka hapur një hetim kundër Federatës së Futbollit të Argjentinës për shkelje të mundshme të nenit 12 (sjellje të keqe të lojtarëve dhe stafit) dhe nenit 16 (prishje e rendit dhe sigurisë në ndeshje) të Kodit Disiplinor”, thuhet në njoftim.

Argjentinasit kanë frikë se Lionel Messi gjithashtu mund të ndëshkohet për komentet e tij në lidhje me gjyqin. Mbi të njëjtën bazë u hapën procedura kundër holandezëve./Demokracia.com/

Të ngjashme