Sport
Frikë për tifozët e  Milanit, PSG ia mësyn liderit të mesfushës kuqezi
Demokracia
10:27 | 04 Shtator 2021

Share:

Franck Kessie  është bërë një çështje tek Milani.

Lideri i mesfushës kuqezi nuk ka arritur ende akordin për rinovimin e kontratës me skuadrën nga Milano dhe tifozët ndjejnë frikën e largimit të një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, pasi i morën Donnarumman, tani PSG-ja tenton edhe Kessie i cili është në mëdyshje për të ardhmen e tij në Milano.

Sipas asaj që shkruhet në të përditshmen italiane është se klubi transalpin pritet t’i plotësojë kërkesat e mesfushorit nga Bregu i Fildishtë prej 8 milionë eurosh në sezon.

Gjatë sezonit të kaluar Kessie u aktivizua në total në Serinë A në 37 ndeshje nga ku realizoi dhe 13 gola, ndërsa në këtë sezon nuk është aktivizuar në asnjë ndeshje për arsye të një dëmtimi. /Demokracia.com

Të ngjashme