Lajme
Frikë nga Ukraina? Në Moskë vendosen sisteme kundërajrore në çatitë e ndërtesave
Demokracia
09:24 | 21 Janar 2023

Share:

Rusët kanë frikë nga surprizat dhe kanë përforcuar mburojën kundërajrore rreth Moskës.

Sistemet “Pantsir” janë vendosur në çatitë e disa ndërtesave publike, përfshirë Ministrinë e Mbrojtjes.

Pajisjet janë në gjendje për të përgjuar dronët. Bateritë “S300” janë shfaqur në një park në periferi të kryeqytetit.

Masat, ka të ngjarë të lidhen me njoftimet e Ukrainës për prodhimin e avionëve të rinj pa pilot me aftësi me rreze të gjatë.

Kështu, Kievi mund të reagonte ndaj bombardimeve të vazhdueshme të qyteteve të tij nga pushtuesit.

Zelensky ka kërkuar vazhdimisht nga Shtetet e Bashkuara raketa të drejtuara të afta për të goditur objektivat në 300 kilometra, por Shtëpia e Bardhë ka thënë gjithmonë jo për të shmangur tensionet e mëtejshme me Kremlinin. Ukraina, ndërkohë, është përpjekur të zhvillojë armët e veta. Për më tepër, është gjithmonë e mundur të përdoren dronë më të vegjël për gjeste demonstruese, misione që u janë besuar diversantëve.

Kur Putini nisi operacionin special, ai mund të mos kishte menduar se duhej të mbronte qytetin.

Edhe Uashingtoni mbrohet nga pajisje të ngjashme, por në këtë rast për të parandaluar një veprim të ngjashëm me atë të 11 shtatorit, me avionë të transformuar në pajisje fluturuese.

Ata që vëzhgojnë Shtëpinë e Bardhë, janë të pajisura me raketa portative të tipit “Stinger”.

Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë të 2.5 miliardë dollarëve.

Aty përfshihen qindra pajisje të armatosura dhe ndihmë shtesë për sistemin ajror të Ukrainës.

Në ndihmën e fundit përfshihen 59 pajisje luftarake Bradley dhe 90 transportues të blinduar Stryker, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Në ndihmën e fundit përfshihen edhe sistemet raketore HIMARS, sistemet për mbrojtje ajrore Avenger, mijëra predha të artilerisë dhe 2.000 raketa, ka thënë mes tjerash Departamenti i Mbrojtjes.

Në total, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 27 miliardë dollarë si ndihmë për Ukrainën, prej kur Moska ka nisur luftën në shkurt të vitit të kaluar.

Aleatët perëndimorë kanë ofruar po ashtu armë në vlerë të miliarda dollarëve për Ukrainën.

Të ngjashme