Lajme
Frikë nga ofensiva ruse, guvernatori i Donteskut iu kërkon 350,000 njerëzve të evakuohen
Demokracia
10:07 | 06 Korrik 2022

Share:

Guvernatori i rajonit lindor të Donetskut u ka kërkuar 350,000 civilëve që të evakuohen për shkak se mund të nisë një ofensivë ruse.

Thirrja vjen një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin shpalli fitoren në pushtimin e provincës fqinje lindore të Luhanskut.

Tani besohet gjerësisht se Rusia synon të përshkallëzojë ofensivën e saj në Donetsk, duke bërë që autoritetet t’iu thonë më shumë se një çerek milion banorë që të evakuohen.

Guvernatori i Donetskut, Pavlo Kyrylenko, tha se nxjerrja e 350,000 njerëzve që kanë mbetur në provincën Donetsk do të shpëtojë shumë jetë dhe do t’i mundësojë ushtrinë ukrainase të mbrojë më mirë qytetet nga avancimi rus, shkruan The Guardian.

“Fati i të gjithë vendit do të vendoset nga rajoni i Donetskut. Sapo të ketë më pak njerëz, ne do të jemi në gjendje të përqendrohemi më shumë te armiku ynë dhe të kryejmë detyrat tona kryesore”, tha ai.

Një tjetër qytet i rajonit të Donteskut u bombardua të martën.

Kryebashkiaku Vadim Lyakh tha në Facebook se “granatimet masive” goditën Sloviansk dhe u kërkoi banorëve disa orë më parë të evakuoheshin, duke i këshilluar ata të strehohen në strehimore.

 

Të ngjashme