Sport
“Frika” nga Real Madridi, tifozët e Liverpool ndezën fishekzjarre para hotelit të futbollistëve pas mesnate
Demokracia
17:17 | 21 Shkurt 2023

Share:

Sonte në orën 21:00, në kuadër të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve, lojtarët e Liverpool presin skuadrën e Real Madridit, e cila nuk ka fjetur shumë një natë para ndeshjes.

Siç raportojnë mediat spanjolle nga vendi i ngjarjes, madrilenët kanë përjetuar një tronditje dy orë pas mesnate kur kanë dëgjuar fishekzjarre të forta të shkaktuara nga tifozët e Liverpool para hotelit, përcjell Demokracia.com.

Sigurisht, ideja e tifozëve anglezë ishte që të mos lejonin lojtarët e Realit të pushonin, pra t’i shqetësonin për t’i bërë të dukeshin më të plogësht në fushë mbrëmjen e së martës.


Ndryshe, asnjëra skuadër nuk mund të mburret me lojëra të shkëlqyera në kampionatet vendase, ndaj Liga e Kampionëve është një mundësi ideale për të përmirësuar gjërat./Demokracia.com/

Të ngjashme