Sport
“Frika” nga Manchester City, Atletico Madrid mbrohej me 10 lojtarë në pjesën e parë
Demokracia
22:14 | 05 Prill 2022

Share:

Atletico Madridi duket se ka udhëtuar për një barazim në ndeshjen e parë të fazës çerekfinale kundër Manchester Cityt.

Skuadra nga kryeqyteti spanjoll gjatë pjesës së parë është mbrojtur me një numër të madh të futbollistëve, shkruan Demokracia.com.

Në një moment të takimit, gjatë një aksioni të Manchester Cityt, u pa qartë se 10 futbollistë të Atletico Madridit kanë qenë në mbrojtjen e saj, duke u mbrojtur për të mos pësuar nga “Qytetarët”.

Duke parë vitet e kaluara, Atletico Madrid njihet si një skuadër shumë e vështirë për t’u mposhtur.

Kështu duket të jetë edhe këtë edicion. Diego Simeone nuk dëshiron të pësojë humbje në takimin e parë nga City, për ta kërkuar kualifikimin në ndeshjen e parë në “Wandametropolitano”./Demokracia.com/

Të ngjashme