Lajme
Frashër Krasniqi: Na arrestuan brutalisht, e na liruan dy orë më pas
Demokracia
20:46 | 16 Qershor 2022

Share:

Policia e Kosovës i ka liruar Dardan Molliqajn dhe aktivistët e tjerë të PSD-së, Frashër Krasniqi, Zgjim Hyseni, Korab Korça dhe Gëzon Kastrati.

Aktivistët e PSD-së u liruan dy orë pasi u arrestuan të enjten në rrugën “Agim Ramadani”.

Lajmin e ka bërë të ditur Frashër Krasniqi përmes një shënimi në Facebook.

“Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor. Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi i plotë:

Kjo është fytyra e Qeverisë Kurti. Na arrestuan brutalisht për të treguar forcë, e na liruan pas 2 orësh sepse arrestimi ishte joligjor.

Arbitrariteti i mendësisë totalitare nuk është ndryshe./Demokracia.com/

Të ngjashme