Aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni ka thënë se bashkëpartiaku i tij Frashër Krasniqi ka pësuar lëndime gjatë arrestimit nga policia.
Hyseni në T7, ka thënë se gjendja e Krasniqit është më e mirë, por se ka marrë dëmtime për shkak të shtrëngimeve, raporton Demokracia.com.
“Ai ka pasur më shumë dëmtime për shkak të shtrëngimeve. Por fatmirësisht nuk janë me pasoja. Ai tani është mirë”, ka thënë ai.
Ndryshe, disa anëtarë të PSD-së janë arrestuar sot pas aksionit tek objekti i “Rilindjes”.
Ndërkaq, kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj po mbahet në paraburgim për 48 orë.
Më herët, zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi për Demokracia.com tha se disa prej aktivistëve janë liruar./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/104628651508214/videos/339874814342693