Zyrtari i PSD-së, ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e ka akuzuar rëndë Albin Kurtin dhe LVV-në për rastin e Astrit Deharit.
Në një video të publikuar në Facebook, Krasniqi thotë se Kurti dhe LVV-ja e kanë keqpërdorur më të madhe rastin e Deharit, shkruan Demokracia.com.
“Një prej keqpërdorimeve më të mëdha të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes, është rasti i vdekjes së Astrit Deharit. Ata janë ushujzat e gjakut të Astritit!”, ka thënë Krasniqi.