Sport
Frankfurt – Rangers, kjo skuadër po favorizohet nga kompania e madhe e basteve
Demokracia
15:21 | 18 Maj 2022

Share:

Evropa do të luajë finalen e parë në këtë edicion, teksa Frankfurti dhe Rangers do të përballen mes tyre në Sevilje për të ndarë Ligën e Evropës.

Kjo do të jetë finalja e tretë evropiane që luhet në Sevilje, ku në të parën Steaua e Bukureshtit mundi Barcelonën në vitin 1986 (Kupa e Kampioneve), teksa në vitin 2003 Porto fitonte përballë Sëlltikut Kupën UEFA, shkruan Demokracia.com.

Eintracht Frankfurti është cilësor favorit për të triumfuar në këtë finale, sipas kompanisë së madhe të basteve sportive “bet365.com”.

Kuota për fitoren e skuadrës gjermane llogaritet 2.45, barazimi 3.30, ndërsa për triumfin e ekipit skocez kuota është 3.00.

Ndeshja nis në ora 21:00 derisa pritet një atmosferë e zjarrtë nga dy tifozërit e mrekulleshme, ata të Frankfurtit dhe të Rangersit. /Demokracia.com/

Të ngjashme