Sport
Frankfurt dhe Rangers shkojnë në vazhdime, s’ka fitues brenda 90 minutave
Demokracia
23:00 | 18 Maj 2022

Share:

Frankfurti dhe Rangers kanë shkuar në vazhdime në finalen e Ligës së Evropës.

90 minutat e rregullta përfunduan baras 1:1 në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”, shkruan Demokracia.com.

Përkundër rasteve dhe dominimit të gjermanvë, gola në pjesën e parë nuk pati.

Skocezët kaluan të parët në avantazh në minutën e 57-të me autor Aribon i cili nuk gaboi përball me portierin.

Tetë minuta më vonë, sulmuesi kolumbian Borre riktheu baraspeshën duke shënuar golin e barazimit për Eintrachtin e Frankfurtit.

Kësisoj, fituesi i trofeut do të përcaktohet në vazhdime, eventualisht përmes ekzekutimit të penalltive./Demokracia.com/

Të ngjashme