Sport
Franck Kessie zyrtarizohet si lojtar i ri i Barcelonës
Demokracia
13:31 | 04 Korrik 2022

Share:

FC Barcelona dhe Franck Kessie kanë arritur një marrëveshje që lojtari t’i bashkohet Barçës pas përfundimit të kontratës së tij me AC Milan.

Lajmi është konfirmuar nga uebfaqja e klubit katalunas, shkruan Demokracia.com.

Lojtari do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2026 dhe klauzola e tij e blerjes do të jetë 500 milionë euro.


Të mërkurën, më 6 korrik, prezantimi i Franck Yannick Kessie si lojtar i ri i Barcelonës.

25-vjeçari Kessie transferohet te Barcelona pas aventurës trevjeçare te Milani kur u transferua nga Atalanta.

Kessie luan në rolin e mesfushorit./Demokracia.com/

Të ngjashme