Lajme
Franca teston me sukses një raketë bërthamore
Demokracia
20:24 | 24 Mars 2022

Share:

Franca testoi me sukses një version të modernizuar të raketës së saj balistike me rreze të mesme ASMPA me fuqi bërthamore të mërkurën, tha sot Ministria e Mbrojtjes.

Ministrja franceze Florence Parly tha se ishte shumë e kënaqur me testimin e raketës strategjike të lansuar nga avioni Rafale që u ngrit nga baza ushtarake Cazaux në Oqeanin Atlantik.

Programi francez i armatimeve është në përputhje me qëllimin e presidentit Emmanuel Macron për “ruajtjen e besueshmërisë së funksionimit të forcave të armatosura në nivelin e kërkuar nga mjedisi ndërkombëtar”, tha ministria.

Pas testimit të suksesshëm, ASMPA kalon në prodhim më të gjerë dhe më pas në ushtrinë franceze.

Sistemi i raketave ASMPA në formën e tij aktuale daton në vitin 2009, dhe megjithëse sistemi i ri duhet ta pasojë atë në vitin 2035, theksi është aktualisht në modernizimin e atij ekzistues.

Pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian, Franca mbeti e vetmja anëtare e asaj aleance me armë bërthamore.

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025