Sport
Franca shkon në pushim e qetë kundër Australisë
Demokracia
20:51 | 22 Nëntor 2022

Share:

Në takimin e Kupës së Botës mes Francës dhe Australisë është mbyllur pjesa e parë.

“Gjelat” kanë shkuar në pushim të qetë me epërsi 2:1 ndaj australianëve në “Al Janoub Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Shifrat të parët i zhbllokuan australianët me anë të Goodëin që shënoi pas një aksioni briliant.

Epërsia e Australisë zgjati deri në minutën e 27-të kur Rabiot me kokë barazoi rezultatin. Pesë minuta më vonë, Giroud përmbysi rezultatin në të mirë të Francës.

Sfida mes Francës dhe Australisë është në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme