Lajme
Franca përgatitet t’i strehojë 10,000 refugjatë ukrainas
Demokracia
17:00 | 09 Mars 2022

Share:

Franca është duke u përgatitur për strehimin e 10 mijë refugjatëve të parë ukrainas nga Ukraina, ka thënë zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal.

Këshilli Kombëtar i Mbrojtjes e ka aktivizuar një njësi ndërministrore për të përgatitur dhe koordinuar ardhjen e refugjatëve ukrainas në Francë, tha ai.

Të martën, ministrja franceze e Nënshtetësisë, Marlene Schiappa, tha se 5000 ukrainas kanë mbërritur tashmë në Francë.

Madje, tashmë është krijuar edhe një uebsajt për francezët që duan të dalin vullnetarë për të strehuar familjet ukrainase që ikin nga lufta./Klan Kosova/

Të ngjashme