Lajme
Franca ndihmon Kosovën, dhuron pajisje mjekësore për luftimin e Covid-19
Demokracia
12:20 | 19 Janar 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë sot ka pranuar një donacion nga ambasada e Francës, të cilin e dorëzoi ambasadorja Marie-Christine Butel.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se ky donacion përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me COVID-19.

Zemaj shprehet falënderues për Francën, e cila ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosoven në luftimin e pandemisë Covid-19.

Postimi i plotë:

Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel.
Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19.
Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të Ambasadores Butel.
Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadore!

https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3751194701594049

Të ngjashme