Ngjyra e flamurit të Francës është ndërruar, e deri vonë atë askush nuk e kishte vërejtur, ndërrimi ndodhi me vendim të presidentit Emmanuel Macron.
Para pallatit Elysee, sipas zyrës së presidentit ishte vendosur flamuri që kishte ngjyrën e kaltër paksa më te errët.
Një nuancë e tillë e ngjyrës së kaltër ka qenë në flamurin e Francës, pak pas Revolucionit që ndodhi në këtë vend, raporton The Guardian përcjellë Demokracia.
Gjithashtu është bërë e ditur se ndërrimi ndodhi në korrik të vitit të kaluar, por se këtë nuk e kishte vërejtur askush deri më tani.
Marina franceze ka ruajtur ngjyrën e kaltër me nuancë më të errët, e ajo më e ndritur filloi të përdoret gjatë viteve të 70-ta.
Radio Europe 1, sot ka raportuar se presidenti francez vendosi për këtë ndryshim me këshillën e bashkëpunëtorëve Arnauld Jolens dhe Bruno Roger-Petit.
Sipas organeve kompetente, ngjyra e kaltër me nuancë më të errët është më elegante dhe lidhet më shumë më Revolucionin./Demokracia.com/