Franca e ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të kampanjës eliminatore për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Në ndeshjen e vlefshme për grupin D, Franca ka qenë mysafire e Kazakistanit në “Astana Arena” në Nur-Sultan, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja e zhvilluar në mesditën e sotme i ka takuar “Gjelave” me rezultat të pastër, 0:2.
Ousmane Dembele (’19) dhe autogoli i Maliyt (’44) ia dhuroi fitoren Francës sot.
Gjithashtu, Franca e kishte mundësinë ideale për golin e tretë, por në minutën e 75-të, Kylian Mbappe dështoi nga penalltia.
Me këtë fitore, Franca ndodhet në vendin e parë me katër pikë të tubuara pas dy ndeshjeve, kurse Kazakistani në vendin e fundit pa pikë. /Demokracia.com