Lajme
Franca kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit dhe organizimin e zgjedhjeve në veri
Demokracia
23:18 | 23 Tetor 2023

Share:

Franca kërkon nga Kosova themelimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe si dhe organizimin e zgjedhjeve në veri.

Kështu u shpreh përfaqësuesja e Francës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton Paparaci.

“Franca dënon sulmin e papranueshëm kundër Policisë së Kosovës, ku u vra rreshteri. Shpresojmë që hetimet të zbardhin shkaqet e këtij sulmi. Serbia dhe Kosova të kthehen pakushte në dialogun e lehtësur nga BE. Presim nga palët që të përfshihen pa rezerva për zbatimin e të gjitha zotimeve. Përfshirë themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe organizimin  e zgjedhjeve në veri të Kosovës. Këto janë elemente kryesore..”, tha ajo.

Të ngjashme