Lajme
Franca i bën thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi
Demokracia
19:34 | 29 Maj 2023

Share:

Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se nuk justifikohen sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve në veri.

Guerot nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter” i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi.

“Asgjë nuk i justifikon sulmet e dhunshme kundër KFOR-it dhe gazetarëve. Këto akte duhet të ndalen. Shërim të shpejt për viktimat, kushdo qofshin ata. Mbështetje e plotë për KFOR-in. Gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë masa të menjëhershme de-përshkallëzimi”, shkroi Guerot.

Të ngjashme