Sport
Franca – Gjermania: Përballja e zjarrtë do ndjeket edhe në Kosovë, afër stadiumit “Fadil Vokrri” është vendosur ekrani gjigant
Demokracia
20:02 | 15 Qershor 2021

Share:

Një nga përballjet më të zjarrta të rrethit të parë të fazës së grupeve zhvillohet sonte në Gjermani.

Kombëtarja e Francës dhe ajo e Gjermanisë do të përballen mesvete në kuadër të Grupit F të Kampionatit Evropian “Euro2020”, shkruan Demokracia.com.

LEXO EDHE: Formacionet zyrtare: Franca – Gjermania

Përballja e madhe që ka marrë vëmendjen e gjithë botës, do të ndjeket edhe në Kosovë, gjegjësisht në Prishtinë.

Një ekran i madh është vendosur afër stadiumit “Fadil Vokrri” në kryeqytet, nga ku do të ndjeket kjo sfidë në mënyrë të organizuar.

Demokracia.com ka siguruar pamjet nga vendi ku do të ndjeket kjo lojë, afër stadiumit në kryeqytet.

Në vendin ku është vendosur ky ekran janë parë disa persona teksa po e presin fillimin e ballafaqimit. /Demorkacia.com

Të ngjashme